image Macron ndryshon ngjyrën e flamurit francez

Evropë

Macron ndryshon ngjyrën e flamurit francez

news image

Presidenti francez ka ndryshuar tonalitetin e ngjyrës blu të flamurit kombëtar.

Sipas medieve të huaja, presidenti ndryshoi ngjyrën blu të flamurit me blunë e marinës ushtarake. Pra errësoi tonalitetin e blusë.

Ky veprim bëri që flamujt në ngjyrën e re të ngriheshin në pallatin presidencial vitin e kaluar, pa asnjë njoftim zyrtar.

Macron donte të kthente flamurin me blu të errët, si një simbol i Revolucionit Francez, shkruan Europe 1.

Megjithatë, si flamujt më të errët ashtu edhe ata më të çelët kanë qenë në përdorim për dekada në Francë.

Në vitin 1976 nën Presidentin Giscard d’Estaing, prezantoi një blu më të hapur për t’u përshtatur me blunë në flamurin e BE-së, pra për të mos pasur ngjashmëri.

Ai vendim ishte pjesërisht një vendim estetik, raporton Europe 1, sepse flamujt francezë dhe evropianë qëndronin pranë njëri-tjetrit në kaq shumë vende, pas asnjë problem.

Pallati presidencial nuk ka shpallur publikisht ndryshimin e flamujve.

Sipas medieve franceze, thuhet se kishte disa mosmarrëveshje për ndryshimin e tonalitetit të blusë të sugjeruar nga Macron, me disa që argumentuan se nuanca e re ishte e shëmtuar dhe se do të përplasej me flamurin e BE-së dhe të tjerë nostalgjik për versionin e viteve 1976.

/GazetaSinjali/