COVID-19

Të infektuar

1123

Të shëruar

847

Të vdekur

30

Botë/ Macron i frikësuar, planifikon të zgjasë afatin e izolimit në Francë

news image

Franca do të zgjasë izolimin në gjithë vendin, të vendosur për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

”Izolimi do të zgjatet” përtej 15 prillit”, tha një zyrtar i presidencës, për agjencinë AFP.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet t’i drejtohet përsëri kombit javën tjetër, njoftoi Presidenca Franceze.

Ky pritet të jetë adresimi i tretë i Macronit dhe i pari nga Pallati Elysee, që prej fillimit të krizës.

Franca është në izolim që nga 17 marsi për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë.

Autoritetet lejojnë vetëm udhëtime thelbësore që duhet të justifikohen me një letër të nënshkruar.

Të mërkurën, në Francë u raportuan 541 vdekje të tjera nga Covid- 19 , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10 mijë e 869.

Por, zyrtari i lartë francez i shëndetësisë, Jerome Salomon, u tha gazetarëve se tani kishte 7 mijë e 114 persona në kujdes intensiv, një rritje prej 17 rastesh nga një ditë më parë.

Kjo shifër shënon rritjen më të ulët të regjistruar javët e fundit./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: