image Macron alarmon Brukselin: Projekti politik i Bashkimit Evropian rrezikon të dështojë

Botë

Francë/ Macron alarmon Brukselin: Projekti politik i Bashkimit Evropian rrezikon të dështojë

news image

Franca e ka vendosur në alarm Bashkimin Evropian. Presidenti Emmanuel Macron e ka paralajmëruar Brukselin për një dështim të mundshëm të projektit politik evropian në rast se BE nuk mbështet ekonomitë më të goditura nga koronavirusi, si ajo e Italisë, për të nisur rimëkëmbjen.

Në një intervistë për Financial Times, shefi i Pallatit Elize ka përjashtuar çdo plan tjetër përveç krijimit të një fondi të përbashkët, i cili do të ishte më shumë një borxh i përbashkët me një garanci të gjithanshme për të financuar shtetet anëtare në bazë të nevojave të tyre.

Thirrja e tij ndaj Bashkimit Evropian, vjen pas pakënaqësive gjithnjë e në rritje të vendeve të bllokut për kundërpërgjigjjen e vonuar dhe jo adekuate ndaj pandemisë së koronavirusit.

U desh më shumë se një muaj, që Brukseli të gjente dakordësinë për një plan ekonomik në ndihmë të shteteve evropiane më të prekura. /Gazeta Sinjali/