Dita e sotme ka qenë ditë zie për këngëtaren nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila humbi babin e saj, Shaip Dubovën, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo fillimisht njoftoi për vdekjen e babait të saj, i cili kishte punuar si kameraman e fotograf. Sipas telegramit të ngushëllimit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, ai ndërroi jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.
Pas njoftimit për vdekjen e babait, këngëtarja ka bërë postimin prekës për të, krahas një fotografie të postuar.
“O bab, o zemra jem, ma kpute shpirtin. Qofsh i Xhenetit, o njeri mire”, shkroi ajo./Gazeta Sinjali/