Mungesa e përkujdesjes detyron një vogëlush i cili shihet çdo natë rrugëve të Prizrenit duke kërkuar lëmoshë të përdorë një strategji të re për të marrë para nga kalimtarët, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video të dërguar në adresë të Gazetës nga një sinjalizues, shihet se lypsari i është ngjitur për këmbe një person, i cili ka ardhur për vizitë në këtë qytet.
Vogëlushi ka qëndruar i ngjitur për këmbën e qytetarit për disa minuta, duke refuzuar të largohej edhe pas shumë tentimeve nga ana e këtij të fundit.
Përkundër përpjekjeve të qytetarit që ta largonte dhe të ecte, vogëlushi nuk është larguar dhe nuk ka thënë asnjë fjalë.
Video më poshtë, sipas sinjalizuesit, është incizuar të dielën në sheshin “Shatërvan”, por sipas tij, raste të tilla përsëriten çdo ditë./Gazeta Sinjali/