image LVV publikon videon e radhës: Përfituesit e 10 terminaleve në Kosovë për një vit fituan 37 milionë euro

Politikë

LVV publikon videon e radhës: Përfituesit e 10 terminaleve në Kosovë për një vit fituan 37 milionë euro

news image

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video në të cilën ka akuzuar ish-qeveritë dhe politikanët e kaluar për keqpërdorime në terminalet doganore. Në këtë video, thuhet se në Kosovë terminalet kanë qenë në pronësi private, të lidhura ngushtë me politikën.

Sipas LVV-së, prej 10 terminaleve për një vit janë përvetësuar 37 milionë euro.

Në listën e të akuzuarve nga videoja e Vetëvendosjes, është ish-deputetja e PDK-së, Margarita Kadriu, që siç thotë Vetëvendosje kishte fituar terminal doganor.

Gjithashtu në video janë përmendur edhe djemtë e ish-kryeministrit, Isa Mustafa, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Devollët, e që sipas tyre, të gjithë kanë privatizuar terminale doganore.

Më tej në këtë video akuzohen edhe kryetarët e partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK që sipas VV-së do të “bërtasin edhe më shumë kur do të fillojë së shpejti konfiskimi i pasurisë së paligjshme e vetingu në drejtësi.”

/GazetaSinjali/