image LVV nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve, ky është qëndrimi i Gërvallës

Politikë

LVV nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve, ky është qëndrimi i Gërvallës

news image

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se pavarësisht që Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë të zgjedhjeve u shpreh se ky subjekt nuk ka rënie.

Po të shihni sondazhet nuk e konfirmojnë që mund të ketë rënie të Vetëvendosjes apo pakënaqësi me punën. Zgjedhjet komunale kanë specifikat e veta, po ti krahasoni me të 2017, do të shihini që rënie nuk ka, por po të shihni dinamikën e 6 muajve të fundit dhe raundin e parë, rezultatin duhet ta llogarisni në fund” u deklarua kryediplomatja kosovare në “ABC” .

Sa i përket rezultateve të PDK-së dhe LDK-së, Gërvalla tha se “kanë rrugë të gjatë për të dëshmuar që janë në rrugën e reformimit”.

Gjatë takimeve sot në Tiranë, kreu i diplomacisë kosovare kërkoi krijimin e një aleance ballkanike kundër Serbisë.

Serbia është kërcënim për rajonin jo vetëm për Kosovën. Edhe për Bosnjën. Serbia është shumë agresive ka destabilizuar situatën në Malin e Zi, është një faktor jo stabiliteti dhe duhet të angazhohemi më mirë” tha ajo.

E pyetur nëse ndjen se Shqipëria ka një qasje tjetër ndaj Serbisë, Donika Gërvalla u ndal te nisma “Open Ballkan” si pika e vetme që ndan palët dhe e cilësoi shinë paralele të Procesit të Berlinit. “Shinat alternativa nuk janë të nevojshme” shtoi tutje Gërvalla.

/GazetaSinjali/