image LVV në Vushtrri kërkon që teatri i qytetit të mbajë emrin “Adem Mikullovci”

Art & Dizajn

LVV në Vushtrri kërkon që teatri i qytetit të mbajë emrin “Adem Mikullovci”

news image

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka kërkuar që të mbahet një seancë dhe të futet në rend të ditës propozimi për ndryshimin e emrit nga”Teatri i Qytetit – Vushtrri”, në Teatrin “Adem Mikullovci”.

Këtë kërkesë, grupi i LVV-së sot e ka dorëzuar në Sekretarinë e Kuvendit Komunal në Vushtrri.

“Arsyetimin e bazojmë në kontributin e jashtëzakonshëm të tani të ndjerit Adem Mikullovci, në veprimtarinë e tij artistike, kulturore dhe politike përgjatë jetës së tij, e po ashtu duke e ditur edhe prejardhjen e tij nga qyteti ynë”.

“Mbesim me shpresë që propozimi ynë të gjej mbështetje të gjerë edhe nga Grupet Kuvendare të subjekteve të tjera politike në Kuvendin Komunal Vushtrri” thuhet në kërkesën e VV-së. /Gazeta Sinjali/