image LVV i lidh me Serbi e Rusi mediat që po raportojnë për rastin e ambasadorit Berishaj

Politikë

LVV i lidh me Serbi e Rusi mediat që po raportojnë për rastin e ambasadorit Berishaj

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, thotë se mediat sllovene të cilat po raportojnë për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, janë të lidhura me Rusinë dhe Serbinë.

Madje sipas saj, mediat në Kosovë e përkrahin oligarkun serb që kontrollon kompaninë EFT.

Fushata zgjedhore atje mbërriu jehonën e saj edhe në Kosovë nëpërmjet të ashtuquajturit ‘skandal’ të ambasadorit Berisha. Së pari, kjo ngjarje atje po trajtohet fare pak dhe me dilemën si sulm zgjedhor i kandidatit Jansha ndaj favoritit Golobit. Së dyti, atje është më e qartë konkurrenca kryesore në sektorin e energjisë. E thjeshtë sa kjo ndarje: kompania shtetërore sllovene GEN apo e ajo oligarkut serb EFT“, shkruan ajo.

Kurti vazhdoi tutje duke thënë: “Dikush do të thoshte se mediat në Kosovë e përkrahin të parën. Por jo, po del që janë me oligarkun serb. Në kohën e mungeseve të sanksioneve me Rusinë kjo ka kuptime shtesë“.

Deputetja e VV-së po ashtu tha se mediat në Kosovë nuk duhet t’i përkthejnë lajmet e Serbisë dhe Rusisë.

Tashmë shumë çështje janë detyrë urgjente kombëtare. Që lajmet e Serbisë e të Rusisë të mos përkthehen fjalë përfjalshëm pa u kontekstualizuar është gjithashtu urgjente. Ato nuk mund të jenë burumi kryesor i mbulimit të rajonit. Për ashtu hymë direkt në portalet serbe. Kjo vlen edhe për opozitën me mungesë të theksuar të autenticitetit. Mund të mos jesh origjinal, por nuk mund të kopjosh mediat pro Vuçiqit për politikë në Kosovë. Mund ta godasësh qeverinë e Kosovës por jo duke u ofruar si mjet për Vuçiqin”, ka shkruar ajo.

/GazetaSinjali/