image LVV e konsideron të paarsyeshme seancën kundër shtrenjtimit të rrymës

Politikë

LVV e konsideron të paarsyeshme seancën kundër shtrenjtimit të rrymës

news image

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se seanca e sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e thirrur nga opozita, është e paarsyeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e jashtëzakonshme do të arsyetohej në rast se opozita do të ofronte zgjidhje apo alternativa për t’u përballur me krizën energjetike, të cilën, sipas saj, nuk mund ta ofrojë.

“Seanca e sotme do të arsyetohej sikur të kishte qëllim ofrimin e zgjidhjeve konkrete apo alternativave të pashqyrtuara”, tha ajo.

Sipas Kusari-Lilës, opozita nuk e ka seriozisht shqyrtimin përmbajtësor të problemit me energjinë elektrike, por ka thirrur seancë për “luftë politike”./GazetaSinjali/