Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ditën e sotme së bashku me bashkëshorten dhe vajzat e tij kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet lokale.
Haziri ka publikuar fotografi nga momenti i votimit, teksa ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
Po ashtu, ai ka uruar që kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu siç ka filluar, në mënyrë të qetë e solemne./GazetaSinjali/