image Lutfi Haziri tregon nëse LDK-ja do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga PSD

Politikë

Lutfi Haziri tregon nëse LDK-ja do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga PSD

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka treguar se a do marrë pjesë LDK-ja nesër në takimin e thirrur nga PSD-ja.

Ne takime kemi pasur edhe para proteste, takime do ketë, ne komunikimin me partitë tjera nuk e kemi ndërpre asnjëherë, pse jo takime do ketë”, ka thënë Haziri për RTV21.

PSD për nesër ka ftuar në një takim të gjitha partitë parlamentare e jo parlamentare opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile, sindikatave të ndryshme dhe personat publik e jopublik që janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të rrymës.

Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka thënë se në këtë takim AAK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari.

Takim pritet të mbahet nga ora 13:00.

/GazetaSinjali/