image Lutfi Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për kryeministër

Politikë

Lutfi Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për kryeministër

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për postin e kryeministrit dhe për kandidatët e mundshëm nga ky subjekt politik për zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Haziri ka thënë se ende nuk janë ardhë në emrat e përveçëm, pasi sipas tij, ende nuk e kanë komoditetin e partive të tjera.

“Prita me ma bo ka fundi i emisionit, jemi në debat te brendshëm, nuk jemi ardhë deri tek emrat e përveçëm, nuk e kemi komoditetin e partive të tjera sepse vendi jonë vendin e ka të lirë për president, kryeministër dhe kryetar të kuvendit. Tash partitë garojnë për çdo vend përveç LDK-ja që ne jemi duke udhëheq qeverinë, qeveria është në detyrë”, tha Haziri.

Tutje, Haziri tha se para se të bëhet nominimi i kryeministrit, duhet të bëhet vlerësimi i punës së qeverisë dhe kryeministrit Hoti.

“Ne duhet ta bëjmë vlerësimin e punës së qeverisë dhe kryeministrit para se me bo nominimin për kryeministër, nuk e kemi këtë komoditet, partitë tjera e kanë pasë dhe kanë tregu cili është kandidati i tyre, ndërsa ne na duhet një vlerësim i brendshëm i cili është duke ndodhë deri sot, ai vlerësim përmbyllë nevojën me konsumu vlerësimin e punës së qeverisë dhe kryeministrit në detyrë në mënyrë që me dalë te kandidati që mund ta merrë përgjegjësinë, jo si individ, unë jam ithtar në mesin e të barabartëve mu caktu i cili e merrë përgjegjësinë për një fushatë zgjedhore korrekte, e cila jepë mundësi LDK-së me qenë konkurrente e madhe dhe për me punu rikthimin e madh të LDK-së”, tha Haziri në RTV Dukagjini.

/Gazeta Sinjali/