image Lutfi Haziri: S'ka përçarje në LDK

Politikë

Lutfi Haziri: S’ka përçarje në LDK

news image

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është prononcuar para mediave pas rizgjedhjes së Isa Mustafës kryetar. Edhe pse Haziri kishte shprehur publikisht ambicie për të parin e LDK-së, ka thënë se nuk ka përçarje brenda partisë dhe se gjithçka është arritur me marrëveshje.

“Është arritë që katër kandidatura të evitohen, duke qenë iniciator i marrëveshjes jam i lumtur që kemi arritë me përballu bashkërisht, nuk kemi rivalitet Brenda LDK-së”, tha Haziri, transmeton gazeta Sinjali.

I pyetur për humbjen e Fatmir Sejdiut, HAziri tha se Sejdiu është president i pavarësisë dhe ish-kryetar i LDK-së.

Tutje, mohoi se në LDK kanë folur edhe për kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen.

“Janë spekulime lajmet e djeshme lidhur me kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme.”, tha ai.

Theksoi se kjo do të shihet me kohë.

“Aktualisht jam kryetar komune dhe do ti kthehem asaj se kam shumë punë për të bërë”, tha ai./Sinjali