Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot gjatë ditës ka shpallur Personalitet të Vitit, Agon Musliun, 26- vjeçarin i cili vdiq në Qendrën Studentore.
Ai ka kërkuar zbardhjen e rastit të Agon Musliu në mënyrë që shpirti i tij të pushojë në paqe.
Haziri në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ka nderuar me mirënjohje mjekë dhe veprimtarë për kontributin profesional dhe patriotik për të mirën e përgjithshme.
“Qëllimi është që njerëzve profesionistë të fushave dhe veprimtarëve t’iu themi faleminderit për punën e madhe që kanë bërë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.
Mjekët që u nderuan me mirënjohje për kontribut profesional janë: Elmaze Hyseni, Hysen Sherifi, Ymer Elezi, Bejtush Zylfiu, Semahate Kurteshi, Haqif Huruglica, Maxhide Shaqiri, Shyhrete Islami Sahiti, Fetie Huruglica dhe Rukie Selishta.
Ndërkaq, Haziri ka nderuar me mirënjohje post mortum edhe veprimtarët e çështjes kombëtare: Gani Hajrullahu, Taip Arifi, Dalip Foniqi dhe Ibrahim Seferi./ Gazeta Sinjali/