image Lutfi Haziri: Posti i presidentit do të diskutohet tash, nuk do të lihet për më vonë

Koalicion/ Lutfi Haziri: Posti i presidentit do të diskutohet tash, nuk do të lihet për më vonë

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se për postin e presidentit do të diskutohet tani me Vetëvendosjen dhe se kjo çështje nuk do të lihet për më vonë.

Haziri ka thënë se për postin e presidentit si dhe për postin e kryeministrit e të kryeparlamentarit, LDK dhe VV do ta zgjidhin pa asnjë problem.

“Asnjë punë nuk lihet për më vonë, nuk është çështje që na dallon tash, të jeni të sigurt, çështja e ndarjes së përgjegjësive dhe strukturë së qeverisë është hapi i dytë që liderët tentojnë ta bëjnë. Edhe çështja e presidentit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit është çështje që do të zgjidhet pa asnjë problem”, tha Haziri pas takimit.

Haziri duke folur para gazetarëve ka thënë se në takimet e radhës mes liderëve partiak do të bisedohet për ndarjen e përgjegjësive.

“Ndarja e përgjegjësive, struktura e qeverisë janë çështje që do të diskutohen në takimin e radhës të liderëve, janë përfshi në strukturën e marrëveshjes në pajtueshmëri të dy anshme, për LDK-në pjesa kryesore është program qeverisës, parimet kryesore në vendosjen e dialogut me Serbinë, politikat integruese në BE dhe në NATO. Gjitha çështjet që lidhen me strukturën qeverisëse dhe ndarja e detyrave kushtetuese janë çështje që vendosen nga liderët”, tha Haziri./Gazeta Sinjali/