image Lutfi Haziri përdorë ‘presidentin nga zarfi’ si argument që VV dhe LDK të merren vesh për presidentin

Kosovë

Politikë/ Lutfi Haziri përdorë ‘presidentin nga zarfi’ si argument që VV dhe LDK të merren vesh për presidentin

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka vazhduar të insistojë se çështja e presidentit duhet të zgjidhet mes Lëvizjes Vetëvendosjes dhe partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Ai fillimisht ka thënë se qeveria e re nuk duhet të lejojë ‘bomba të kurdisura’ që opozita ta ndërrojë qeverinë. Më tutje ai ka thënë se dy partitë duhet të propozojnë një president unifikues dhe të mos vije nga ‘zarfi.

“Ne nuk kemi nevojë që të lejojmë ‘bomba të kurdisura’ që sa herë dëshirojnë opozita me ndërruar qeverinë. Ne nuk guxojmë me leju me bë presion publik në arritjen e një marrëveshje. Kjo është njëra prej arsyeve, arsyeja e madhe duhet me u sqaruar se presidenti vjen si zotim i dy partive që do të jetë fytyrë unifikuese, ne duhet me evitu që presidenti me ardhë në zarf ose nga jashtë”, ka deklaruar ai në Klan Kosova.

 Më tutje ai ka thënë se nëse posti i presidentit nuk ndahet mes dy partive, nuk ka ndarje të drejtë. Sipas tij cka është biseduar mes Kurtit dhe Mustafës vetëm Zoti është dëshmitar.

“Ne po e shohim pak me tendencë që me u eliminuar çështja e ndarjes së pozitave kushtetuese nga tavolina, nëse largohet pozita e presidentit nga tavolina, nuk është ndarje e drejtë. Planet e dy partive, janë që të ndërtohet edhe një konsensus me opozitën si çështjet si dialogu. Ajo çka bisedohet brenda mes liderëve, dëshmitari i vetëm është Zoti”, u shpreh Haziri./Gazeta Sinjali/