image Lutfi Haziri para takimit të Kurtit dhe Mustafës: Do të diskutohet për ndarjen e posteve

Koalicion/ Lutfi Haziri para takimit të Kurtit dhe Mustafës: Do të diskutohet për ndarjen e posteve

news image

Në tentim për të formuar qeverinë e ardhshme sot pasdite pritët të takohen liderët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Isa Mustafa sot do të fillojnë diskutimet për gjitha çështjet e hapura, ndarjen e ministrive dhe emërimin e postit të presidentit pas rreth 2 viteve.

Kështu ka bërë të ditur për KP, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili u shpreh optimist se brenda disa ditëve do të formalizohet marrëveshja qeverisëse.

Teksa thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike.

 “Ne kemi takim sot pasdite në formatin e liderëve dhe natyrisht do të nisim nga sot me përmbyllë kornizën e marrëveshjes politike e cila në vete ka harmonizimin e politikave sektoriale që i kemi bërë në kuadër të grupeve punuese që kemi bërë qe disa javë. Besoj shumë shpejt liderët me mbështetjen e ekipit do të arrijnë të përmbyllin brenda disa ditëve këtë angazhim politikë”, thotë Haziri.

Haziri u shpreh se çështjet kryesore janë harmonizuar.

“Çështjet kryesore janë harmonizuar, kanë mbetur vetëm disa çështje të vogla me u harmonizu. Ajo që është e fundit që për ne nuk është e rastësishme ndarja e përgjegjësive brenda institucioneve do të diskutohen nga takimi i sotëm e tutje”, tha ai.

Përkundër deklaratave të mëhershme, Haziri thotë se ndarja e pushtetit do të bëhet në bazë të peshës politike.

“Natyrisht se po, ne deri tash kemi përballu dallimet tona. Besoj se edhe pjesën e përgjegjësive në ekzekutiv dhe institucione do të përballojmë pa asnjë problem. Gjitha çështjet e hapura do të diskutohen” , thotë Haziri.

Ndërsa, lideri i VV-së, Albin Kurti i pyetur nga për takimet me LDK-në pas certifikimit të rezultateve dhe ndarjen e pushtetit nuk dha përgjigje./Gazeta Sinjali/