Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri kishte pasur fjalë të tjera vetëm gjashtë muaj më parë, kur ishte pyetur lidhur me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për Ibrahim Rugovën.
Haziri e kishte konsideruar si kusht të patejkalueshëm mes LDK-së dhe VV-së raportet e Albin Kurtit me figurën e Ibrahim Rugovës.
Ai kishte shprehur habinë se përse Albin Kurti nuk e kishte vizituar ende varrin e Ibrahim Rugovës. Haziri konsideronte se Kurti me çdo kusht duhet ta vizitonte varrin e Rugovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk e di përse janë vonuar. Për mua ka me qenë kusht gjithmonë. LDK nuk e ka vendosur asnjëherë këtë kusht, vetëm unë. Nuk e di përse se kanë gjetur një kohë deri tash”, kishte deklaruar Haziri në një emision televiziv gjashtë muaj më parë.
Por, kushti i Lutfi Hazirit që kishte pasur ndaj Vetëvendosjes tani nuk ekziston më. Ai tani po thotë se Vetëvendosje mund ta vizitojë varrin e Rugovës vetëm nëse e vlerësojnë.
“Kushtet politike janë pjekë…Nëse nuk beson mos ta bën. Por duhet me respektu të kaluarën e afërt të Kosovës, historinë e saj, edhe mendoj se ai e vlerëson vetë’
“Unë kam qenë njëri prej atyre që ja kam kërkuar shumë më herët këtë çështje, por nuk e kërkoj tashmë. Nëse beson me bo vizitën…nëse nuk beson është çështje e tij, duhet me vlerësua vetë ai”, ka deklaruar Haziri në Klan Kosova.
Kujtojmë se ditë më parë Kurti kishte përkujtuar përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës me një shkrim të gjatë në Facbook duke kujtuar veprën e tij, por nuk e ka vizituar ende varrin e Rugovës./GazetaSinjali/