image Lutfi Haziri: Kërkojmë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, por edhe të Agon Musliut

Drejtësi

Lutfi Haziri: Kërkojmë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit, por edhe të Agon Musliut

news image

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i është bashkuar thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Qeverisë së Kosovës, për zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

Por Haziri tha se përveç rastit për Astrit Deharin, ai kërkoi edhe zbardhjen e vdekjes së Agon Musliut.

Drejtësi edhe për Agonin, i cili në objektin qeveritar, i ndaluar për karantinë, e humbi jetën, duke na tronditur të gjithëve”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Prizrenit me datë 5 nëntor 2016, ndërsa Agon Musliu u vetëvra në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, gjatë kohës sa ishte i karantinuar.

/GazetaSinjali/