Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, mendon se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, ka qenë zgjedhja më e mirë për t’u propozuar për kryeministër.
Haziri ka thënë se në katër vitet e fundit, Isa Mustafa e ka përjashtuar emrin e tij për kryeministër tri herë me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Edhe sonte mendoj që ka qenë zgjedhja më e mirë, por është hera e tretë për katër vite që z.Mustafa e përjashton emrin e tij prej tavolinës”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.
Në dy herët e fundit, Haziri ka thënë se Mustafa nuk ka dashur të propozohet për kryeministër për shkaqe shëndetësore, ndërsa herën e parë ka thënë se këtë e ka bërë për shkaqe politike. /Gazeta Sinjali/