image Lutfi Haziri: Së shpejti do të vijë një goditje e re nga Gjykata Speciale

Politikë

Lutfi Haziri: Së shpejti do të vijë një goditje e re nga Gjykata Speciale

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se një goditje e re nga Gjykata Speciale do të vijë së shpejti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i Gjilanit tha se Gjykata Speciale do të ngrit aktakuza të tjera, gjersa theksoi se goditja e parë ka prekur krerët e shtetit të Kosovës.

“Goditja e re ka me ardhë shpejt. Kanë me u ngritë aktakuza, kanë me u marrë njerëz në paraburgim dhe do të përballen me drejtësinë. Kjo është rruga që po kalon Kosova”, u shpreh Haziri në KTV.

“PDK-ja edhe VV-ja edhe partitë e tjera të cilët mund të preken nga Gjykata Speciale duhet të tregohen si burrështetas, si tjerët që dhanë dorëheqje”, shtoi tutje Haziri.

/Gazeta Sinjali/