image Lutfi Haziri: Edhe pak durim, VV udhëheq qeverinë, LDK parlamentin

Kosovë

Politikë/ Lutfi Haziri: Edhe pak durim, VV udhëheq qeverinë, LDK parlamentin

news image

Nënkrytari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha koalicioni mes dy partive do të merrte fuqi, nëse bëhet një ndarje e drejtë, e cila sipas tij, do të bënte Lëvizjen Vetëvendosjen udhëheqëse të Qeverisë, kurse Lidhjen Demokratike të Kosovës kryesuese të Kuvendit.

“Një ndarje e drejtë dhe e balancuar e pushtetit mbi parimet e mirëbesimit do të bënte që programi qeverisës, me VV-në udhëheqëse të Qeverisë e LDK-në udhëheqëse të Parlamentit, do t’i jepnin fuqi koalicionit. Do t’i jepnin mirëbesim dhe shkathtësi për t’u përballur me situatën politike, pasi agjenda politike është jashtëzakonisht e rëndë karshi faktorit ndërkombëtar, karshi opozitës së organizuar, karshi Qeverisë së re”, ka shkruar Haziti në Facebook.

Nënkryetari I LDK-së ka apeluar qytetarët që të kenë durim, pasi sipas tij po punohet 24/7 për t’u kthyer besimi i tyre.

“Do të ketë nevojë të punohet 24 orë në ditë e 7 ditë në javë në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve, mërgimtarëve dhe ndërkombëtarëve në republikë. Apeloj që të kemi edhe pak durim, sepse këto konsultimet e brendshme na mundësojnë që të eliminojmë çdolloj pengese dhe çdolloj bombe të kurdisur të mandatit 4+”, ka përfunduar Haziri.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Haziri u deklarua rreth marrëveshjes së koalicionit mes LDK-së dhe LVV-së, me ç’rast tha se parimisht ky koalicion ka ndodhur, ndërsa nënshkrimi i tij është çështje ditësh. /Gazeta Sinjali/