Nënkryetari i sapozgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie tha se do ta kthejnë LDK-në në forcën kryesore politike për dekadën e ardhshme.
“Faleminderit kryetarit të LDK-së. Kjo periudhë kohore na ka shërbyer me i organizuar përgatitjet tona për zgjedhje. E falënderoj kryeministrin për besimin edhe për mua për organizimin e zgjedhjeve. Deri më 6 tetor do të punojmë për fitore dhe do të kthejmë LDK-në në forcën kryesore politike për dekadën e ardhshme”, tha Haziri.
Në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie u zgjodh që Vjosa Osmani të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre. Osmani u caktua kandidate e LDK-së për kryeministre me konsensus të plotë brenda partisë./Sinjali/