image Lutfi Haziri del kundër Albin Kurtit: Taksa duhet të hiqet pa kushte

Kosovë

Deklaratë/ Lutfi Haziri del kundër Albin Kurtit: Taksa duhet të hiqet pa kushte

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se taksa duhet të hiqet pa kushte ashtu siç kërkon SHBA-ja.

“Definitivisht është rrezik, ky proces mund t’i kthehet boomerang Kosovës, qëndrimi i LDK-së është heqja e taksës pa kushte, masa e reciprocitetit është premtu si politikë, si instrument kurse tarifa është trashëguar, nuk është thyerje premtimi nëse nuk vendoset masa e reciprocitetit”, është shprehur Haziri.

Haziri tutje ka theksuar se mosvotimi i taksës unanimisht në qeveri është rrëzim i qeverisë, pasi që sipas tij procesi i taksës ka krijuar gjendje të re politike.

“Nuk ka kuptim që kryeministri me e humb shumicën në qeveri, kjo është rrëzim i tij. Albin Kurti duhet të krijojë unitet në qeveri”, ka deklaruar Haziri në Click./ Gazeta Sinjali/