image Haziri: Dallimet me VV-në do të shkrihen shumë shpejt, tarifa e ka 'bllokuar' Kosovën

Kosovë

Reagim/ Haziri: Dallimet me VV-në do të shkrihen shumë shpejt, tarifa e ka ‘bllokuar’ Kosovën

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës për dallimet e palëve të koalicionit lidhur me heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

Haziri thotë se dalllimet për tarifën do të shkrihen shumë shpejt. Sipas tij, koalicioni qeverisës duhet t’i udhëheqë këto procese, siç thotë ai, të vështira, por të domosdoshme për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.

“Dallimet” do të shkrihen shpejt. Kosova është “bllokuar” kaq gjatë nga tarifa. Por ne të gjithë kemi punuar shumë për të “hequr” tarifën dhe për të lejuar normalizimin. Miqtë e Kosovës kurrë nuk na lejuan të bëjmë një “gabim” ose madje të vonohemi në proceset e reja të rëndësishme për Kosovën”, ka shkruar Haziri në Twitter.

Momentalisht, në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca e jashtëzakonshme lidhur me vendimin e qeverisë rreth tarifës 100% ndaj mallrave të ardhura nga Serbia./Gazeta Sinjali/