image Lushtaku: Dua ta di më kë qëndron presidentja Osmani, me UÇK-në apo me Serbinë?

Politikë

Lushtaku: Dua ta di më kë qëndron presidentja Osmani, me UÇK-në apo me Serbinë?

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth dënimit të sotëm të Salih Mustafës (komandant Cali) nga Gjykata Speciale.

“Aktgjykimi dënues i Gjykatës Speciale, i shpallur sot ndaj Calit, vërteton “Padrejtësinë Speciale” ndaj luftës për mbrojtjen e pragut të shtëpive tona”, shkruan Lushtaku, duke “shprehur indinjatën ndaj trupit gjykues”.

Lushtaku vlerëson deklaratën e kryeministrit Albin Kurti rreth kësaj çështje, mirëpo ka reaguar ndaj mosreagimit të presidentes Vjosa Osmani.

“Ndërkohë, Albin Kurti më në fund i tha disa fjalë për këtë rast dhe për UÇK-në, që vlen të vlerësohet! Por, të njejtën gjë nuk e bëri Presidentja e vendit, znj. Osmani. Si qytetar por edhe si përfaqësues i popullit, dua të dijë, nëse Presidentja qëndron me UÇK-në apo më Vuçiqin dhe Serbinë Barbare?”, pyet Lushtaku, duke kërkuar nga Osmani të shprehet.

/GazetaSinjali/