Deputeti i rizgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Qeverinë Kurti.
Sipas Bekë Berishës, negociatat LVV-LDK, janë stërzgjatur për ta pozicionuar Agim Veliun në MPB.
“Negociatat janë stërzgjatur për pozicionin e Agim Veliut, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do t’i kushtojnë Kosovës 500 mijë euro. Veliu është gardian i ruajtjes së infrastrukturës së LDK-së karshi Vetëvendosjes”, tha Bekë Berisha në emisionin ‘Frontal’, transmeton Gazeta Sinjali.
Më tej për ministrin e ri të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, Berisha tha se është ‘lloj-biznesmeni’.
Për ministren e Arsimit, Hykmete Bajramin, komenti i deputetit të AAK-së ishte ky: ‘Hykmetja është e një katunit tonë qaty, nuk është që s’është sprovuar edhe në të kaluarën’.
Për ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, Berisha tha se “siç duket LDK-ja nuk e lëshon ministrinë e Mbrojtjes kurrë”. /Gazeta Sinjali/