Lumir Abdixhiku, është pyetur për talljen e dy deputetëve të VV-së, Albulena Haxhiut dhe Liburn Aliut, lidhur me ofertën e fundit të LDK-së.
Ai ka thënë fillimisht se nuk merret fare me deklarimet e Haxhiut dhe Aliut, por me përgjigjen zyrtare të VV-së.
“Unë s’merrem se çfarë thotë Haxhiu dhe Aliu, por çfarë thotë Vetëvendosje. Unë dua që si zyrtar i LDK-së të marrë qëndrimin e tyre me shkrim ose në takim dhe nëse vendosin për një vendim të tillë, shikoni ne nuk matemi me periudha të shkurtër kohore”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
Më tutje ai ka thënë se partneritetin me VV-në e sheh për periudhë të gjatë kohore. Nëse sipas tij, nuk bëhet për një periudhë të gjatë kohore është më mirë të mos bëhet fare.
“Ne duhet të shohim me periudha më afat gjate, nëse nuk ka vullnet për koalicion është më mirë të mos bëhet. Ne komi propozuar të bëjmë një marrëveshje të kënaqshme, nëse pala tjetër është interesuar për dikë tjetër për partner atëherë e kanë rrugën të hapur”, ka deklaruar Abdixhiku më tutje.
Dy deputetët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e Liburn Aliu, e kanë quajtur tallje propozimin e fundit të LDK-së që kjo parti të marrë kryeparlamentarin deri në kohën kur të zgjidhet presidenti i ri.
Sipas tyre, ky është propozim i dëmshëm. Ata kanë thënë se nuk mund të shkarkohet Glauk Konjufca i VV-së nga posti i kryeparlamentarit “sepse ai ka marrë votat e deputetëve”