image S'ka kuorum për marrëveshjen me Luksemburgun, përplasje mes deputetëve - Sinjali

S’ka kuorum për marrëveshjen me Luksemburgun, përplasje mes deputetëve

news image

Në debatin për marrëveshjen e Kosovës me Qeverinë e Luksemburgut, ka vazhduar përplasja mes deputetëve të qeverisë e opozitës, me ç’rast nuk ka vendimmarrje as për këtë marrëveshje.

Deputeti i Vetëvendosjes Mirsad Shkreta e ka quajtur sjelljen e opozitës hipokrizi, duke thënë se: “Unë mendoj që këtu ka një hipokrizi sepse të njëjtit deputet do të duhej të kërkonin implementimin e pjesës së parë kur në SISH ka pasur 20 milionë euro investime, kur ekziston një rezolutë ku kërkohet hetimi i gjithë investimeve me SISH, kjo nuk ndodhë sepse kolegët e tyre janë të zhytur me dy këmbët në afera korruptive, kjo lëndë është në prokurori”.

Mos ta shtrembërojmë faktin se pse kjo çështje i është adresuar Kuvendit, për marrëveshje me një shtet tjetër. Kur e ngrita çështje e pjesës së parë, thanë nuk ka rëndësi, por nuk diskutohet sepse e dimë se kush akuzohet për ato keqpërdorime dhe e dimë se pse nuk kanë shërbime shëndetësore qytetarët se këto fonde nuk janë implementuar, sepse partia që ka qenë atëherë në pushtet i ka keqpërdor” ka theksuar Shkreta.

Kundër kësaj, ka dalë Bekim Haxhiu nga PDK.

PDK-ja ka udhëheqë ministrinë e Shëndetësisë, Uran Ismaili ka kërkuar auditim, dhe nëse e dini me emër e mbiemër kush është i akuzuar për SISH-in, trego mos u tut. Por, nëse thua se ky 20 milionësh është keqpërdor e po kërkoni që 12 milionë euro të votohen prapë, nuk është në rregull”, u shpreh Haxhiu.

Në debat u përfshi edhe Abelard Tahiri, po ashtu nga PDK, duke akuzuar qeverinë se nuk ka interesim për votimin e kësaj marrëveshje.

Kur flasim te vjedhja se po shihet se nuk jemi të interesuar ta votojmë marrëveshjen. Kur jemi te vjedhja , vjedhje më të madhe se gjatë pandemisë nuk ka pas, ju keni ble maska 500% më të shtrenjta. Është stafi aktual i ministrit që kanë keqpërdor pozitën në kohë pandemie. Ne në vazhdimësi kemi me i adresuar keqpërdorimet në Qeverinë Kurti I, vjedhjet eklantante, për maska deri te anulimi i udhëzimit administrativ për barna”.

Kuvendi dështoi ta miratojë edhe këtë marrëveshje, pasi që në sallë janë vetëm 70 deputetë duke marr pjesë në votim.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin