image Lumezi për audio-incizimet: Nuk i kemi marrë ende, por kemi filluar hetimet

Drejtësi

Lumezi për audio-incizimet: Nuk i kemi marrë ende, por kemi filluar hetimet

news image

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, është deklaruar për herë të parë lidhur me audio-incizimet e publikuara në media, ku janë të përfshirë njerëzit e sistemit të inteligjencës dhe drejtësisë së vendit.

Lumezi ka thënë se Prokuroria ende nuk ka marrë incizimet, por sipas tij kanë filluar hetimet lidhur me rastin, ndonëse nuk kanë dalë me një prononcim publik.

“Është e vërtetë që ende nuk i kemi marrë, por ne nesër do t’i kërkojmë dhe do t’i shqyrtojmë për të vërtetuar se a ka ndonjë element të veprës penale.”, ka thënë Lumezi për RTV Dukagjini.

Ai po ashtu ka konfirmuar se personi që ka incizuar në mënyrë të paautorizuar njerëzit e sistemit të inteligjencës dhe drejtësisë së vendit, është Halit Sahitaj dhe e pranon se ka biseduar me të pasi ia ka kërkuar gjyqtari, Driton Muharremi.

Kam pranu me folë me të se ma ka kërkuar Dritoni që të interesohem lidhur me veturën. Por qëllimi i tij nuk ka qenë tek vetura. Por diku tjetër. Unë nuk e di ku ka qenë qëllimi i tij. Mundeni me pytë z.Sahitaj.”, ka deklaruar kryeprokurori Lumezi.

/Gazeta Sinjali/