image Luljeta Plakolli-Kasumi emërohet U.D. e rektores së UP-së

Arsim

Luljeta Plakolli-Kasumi emërohet U.D. e rektores së UP-së

news image

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, ka emëruar Luljeta Plakolli Kasumi në pozitën e ushtrueses së detyrës së rektores së UP-së. Ky vendim erdhi pas shkarkimit të Naser Sahitit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për media e ka konfirmuar kryesuesi i Këshillit Drejtues të UP-së, Altin Sahiti.

Ai shtoi se në mbledhjen e sotme, 8 anëtarët e KD-së, kanë qenë pro shkarkimit të Sahitit.

“Po është shkarkuar me 8 vota për dhe 1 abstenim”, ka thënë ai.

Të mërkurën 19 organizata të shoqërisë civile  janë deklaruar se denoncojmë çdo tentativë të shkarkimit të zyrtarëve të institucioneve të arsimit të lartë pa u bazuar në gjetje reale të keqpërdorimeve të mundshme të tyre.

Sipas këtyre organizatave partia që qeverisë me vendin po synon që duke bërë ndërrimin e rregullativës të “punësoj dhe avancojë njerëzit e afërt të saj  në pozita më të larta akademike”.

Këto organizata thonë se asnjë skandal nuk është raportuar që nga zgjedhja e prof. dr. Naser Sahitit në pozitën e rektorit.

“Përkundrazi, organizatat monitoruese të arsimit të lartë para pak kohësh kanë theksuar avancimin e transparencës në Universitetin e Prishtinës gjatë mandatit të tij. Po ashtu, organizatat monitoruese të UP-së kanë raportuar se në proceset e ndjeshme, si ato të avancimeve akademike, ka pasur meritokraci”, thuhet në komunikatë.

/GazetaSinjali/