image Luli i ‘Dardanëve’ përshëndet veprimin e Agim Ademit për të përkrahur klubet kosovare

Futboll

Futboll/ Luli i ‘Dardanëve’ përshëndet veprimin e Agim Ademit për të përkrahur klubet kosovare

news image

Kryetari i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha e ka quajtur gjest të jashtëzakonshëm veprimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademit për të përkrahur klubet e Kosovës në këtë kohë.

Ai përmes një postimi e ka përgëzuar FFK-në që përsëri i doli në mbështetje klubeve kosovare, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Gjest i jashtëzakonshëm nga FFK në krye me Agim Ademin.’

‘Në këtë kohe pandemie kur e gjithë bota po përballet me këtë sfidë, FFK ka organizuar një pako ndihmëse ku do ndihmojë: klubet e superligës, klubet e ligës së parë, klubet e ligës së dytë, klubet e ligës së tretë, liga e femrave, liga e femrave u16, klubet e futsallit, gjyqtarët e delegatët, do përfitojnë nga një pako.’

‘FFK me mundësitë e saj qëndroi pranë komunitetit të futbollit edhe këtë herë’, ka shkruar Berisha në postimin e tij./Gazeta Sinjali/