Kryetari i tifozëve të Kosovës, Lulzim Berisha e ka quajtur gjest të jashtëzakonshëm veprimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademit për të përkrahur klubet e Kosovës në këtë kohë.
Ai përmes një postimi e ka përgëzuar FFK-në që përsëri i doli në mbështetje klubeve kosovare, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Gjest i jashtëzakonshëm nga FFK në krye me Agim Ademin.’
‘Në këtë kohe pandemie kur e gjithë bota po përballet me këtë sfidë, FFK ka organizuar një pako ndihmëse ku do ndihmojë: klubet e superligës, klubet e ligës së parë, klubet e ligës së dytë, klubet e ligës së tretë, liga e femrave, liga e femrave u16, klubet e futsallit, gjyqtarët e delegatët, do përfitojnë nga një pako.’
‘FFK me mundësitë e saj qëndroi pranë komunitetit të futbollit edhe këtë herë’, ka shkruar Berisha në postimin e tij./Gazeta Sinjali/