image Lul Raka shpallet fitues i çmimit “Evropiani i vitit”

Kosovë

Shëndetësi/ Lul Raka shpallet fitues i çmimit “Evropiani i vitit”

news image

Mikrobiologu kosovar,  Lul Raka është shpallur fitues i çmimit “Evropiani i vitit” për vitin 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ku ndarja e çmimit është bërë përmes një transmetimi live në Facebook.

Mikrobiologu, Lul Raka në këtë kohë pandemie ka thënë kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e qytetarëve.

Raka tha se ndihet i nderuar për këtë çmim dhe u shpreh se puna e tij në këto ditë pandemie ishte shumë e vogël në krahasim me punën e shërbyesve të tjerë shëndetësore dhe se do të dëshironte të ndante këtë çmim me të gjithë qytetarët  e Kosovës që ndoqën udhëzimet për parandalimin e pandemisë.

Kujtojmë se ky çmim  ndahet për çdo vit nga Zyra e BE-së në Kosovë. /Gazeta Sinjali/