image Lul Raka ka disa fjalë pasi u shpall fitues i çmimit "Evropiani i Vitit"

Kosovë

Shkrim/ Lul Raka ka disa fjalë pasi u shpall fitues i çmimit “Evropiani i Vitit”

news image

Mikrobiologu kosovar, Lul Raka është shpallur fitues i çmimit “Evropiani i vitit” për vitin 2020, nga Zyra e BE’së në Kosovë.

Por, këtë çmim ai thotë se nuk e mban dot vetë, sepse puna e tij thotë se është sa një pikë ujë në oqean, shkruan Gazeta Sinjali.

Raka ka thënë se ky çmim i takon të gjithë kolegëve në IKSHPK.

“Ky çmim i takon fillimisht shtëpisë sime – Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, bashkë me 6 institutet rajonale, ku për gati 4 muaj me rradhë gumëzhijnë njerëz pa u ndalur asnjë ditë. Mikrobiologë e laborantë, të cilët i pret Kosova për të dhënë kumtin e rezultatit- pozitiv ose negativ”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Më tej, mikrobiologu ka shtuar se shpreson që koronavirusi të hiqet sa më shpejtë dhe të udhëtojnë të lirë në Evropë.

“Jemi Evropianë me shekuj dhe urojmë që sa më shpejt ta heqim virusin dhe të udhëtojmë të lirë në kontinentin e vjetër”, ka shkruar Raka./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/lul.raka/posts/10157179160945267