image Lukaku kritikon hapur: S’është normale, po të mos infektohej lojtari i Juventusit nuk do të ndalej kampionati

Futboll

Futboll/ Lukaku kritikon hapur: S’është normale, po të mos infektohej lojtari i Juventusit nuk do të ndalej kampionati

news image

Futbollisti i Inter, Romelu Lukaku ka kritikuar skuadrën e Juventusit dhe Serien A se pse nuk u ndal futbolli kur shpërtheu koronavirusin.

Sulmuesi belg beson se po të mos ishte infektuar futbollisti i Juventusit, Daniel Rugani nuk do të ndalej kampionati, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Shëndeti vjen para gjithçkaje, edhe para futbollit. Pse duhet të luajmë nëse të gjithë në botë rrezikojnë jetën? Jemi ndalur vetëm pasi një lojtar i Juventusit rezultoi pozitiv me virusin. Kjo s’është normale’ , u shprehë Lukaku në një lidhje live me Thierry Henry në Instagram./Gazeta Sinjali/