image Lukaku dhe tifozi i Juventusit shkëmbejnë mesazhe

Futboll

Lukaku dhe tifozi i Juventusit shkëmbejnë mesazhe

news image

Një tifoz i Juventusit dhe sulmuesi i Interit, belgu Romelu Lukaku, i dhanë “jetë” një debati viral dhe me humor që mori shumë pëlqime dhe pati jehonë të madhe.

Ishte një pyetje dhe përgjigje e këndshme në rrjetet sociale.

Tifozi i Juventus ngacmoi sulmuesin belg duke e pyetur nëse ai kishte dalë më në fund nga xhepi i Giorgio Chiellini, i cili pasi e kishte asgjësuar atë gjatë gjithë kampionatit, gjithashtu e shuajti në ndeshjen e Italisë kundër Belgjikës, në Euro 2020.

Kjo sfidë u fitua nga Italia 2-1 dhe Lukaku shënoi por me penallti.

E vetmja gjë që i mbeti Romelu Lukaku ishte t’i përgjigjej tifozit të Juventusit se ishte i lumtur për fitoren e Azzurrit në Kampionatin Evropian, ndërsa kujtoi se Interi është kampion i Italisë. /Gazeta Sinjali Sporti/