Çifti i famshëm, moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli po shijojnë dashurinë e tyre, të cilën e kurorëzuan në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 2, ku edhe u njoftuan me njëri-tjetrin.
Ata kanë një audiencë të madhe që mezi presin të shohin më shumë pamje nga përditshmëria e tyre, të cilat kohë pas kohë çifti edhe i publikon, teksa shihen vazhdimisht të lumtur.
Së fundmi, Kiara e Luizi kanë vendosur t’i kalojnë disa ditë në pushime, e që si vend kanë zgjedhur shtetin e Italisë.
Saktësisht ndodhen në Milano, qytet ky ku po mbizotrojnë reshjet e mëdha të shiut.