image Ministrja gjermane: Iniciativa si “Ballkani i Hapur” duhet të përfshihet edhe Kosova - Sinjali

Ministrja gjermane: Iniciativa si “Ballkani i Hapur” duhet të përfshihet edhe Kosova

news image

Anna Luhrmann, ministrja gjermane e shtetit për Evropën dhe Klimën, ka shpjeguar në një intervistë prioritetet e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, Lührmann ka thënë se ato duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova.

Thotë se kjo është thelbësore për ta.

“Ju duhet të keni hasur në konceptin e Ballkanit të Hapur gjatë udhëtimit tuaj. Si e komentoni ju atë?”, ishte pyetja që iu drejtua ministres gjermane.

“Para së gjithash, e kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova”.

“Dhe kjo është thelbësore për ne. Dhe instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Dhe kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet”, tha ajo për DW./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin