Lojërat e fatit e bixhozi nuk kanë të ndalur në Kamenicë, raporton Gazeta Sinjali.
Ani pse kjo është e paligjshme, në këtë qytet në vazhdimësi është raportuar për bixhoz të luajtur ilegalisht.
Në Koretin të Kamenicës, dje Policia ka hasur në një kafiteri që po luhej bixhoz.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar si provë materiale një TV të markës VIVAX, një llaptop DELL, një aparat printer por nuk është arrestuar asnjë i dyshuar. /Gazeta Sinjali/