Luhatja e çmimeve të derivateve në pompat e Kosovës, nuk është risi tashmë, ndërsa e vërteta e vetme në këtë mes, është se çmimet vetëm po rriten.
Vetëm sot, sinjalizuesit kanë denoncuar dy raste të tilla, në dy pompa të ndryshme derivatesh, shkruan Gazeta Sinjali.
Madje, këta sinjalizues pretendojnë se çmimet po ndryshojnë brenda pak minutash, ku nga 1.64, çmimi është rritur për 10 centë.
Sipas fotografive të dërguara, çmimi i naftës është 1.74 ndërsa i benzinës 1.76.
Ndryshe, sipas REL, një litër naftë në Gjermani shkon në 2.06 euro, 1.76 euro në Luksemburg, 1.84 euro në Austri dhe 1.89 euro në Francë.