image Lugati për Anën: Mendja e saj sa një peshk, po sillet si “diva”

Bota e Yjeve

Lugati për Anën: Mendja e saj sa një peshk, po sillet si “diva”

news image

Mbrëmjen e kaluar, Stresi dhe Lugati kanë zhvilluar një biseda relaksuese në dhomën e gjumit të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova’.

Në këtë bisedë nuk munguan edhe thashethemet.

Madje u lakua edhe emri i Anës, e cila duket t’i ketë shkaktuar pakënaqësi Lugatit, pasi që nuk e kishte falënderuar atë kur ia ka larë enët.

“Ti mos më quaj mu rrenc. Rrena edhe rrenc janë motër e vëlla. Ti po i thua vetës artiste, nuk është kjo gjuhë e artistit. Tjetër një bisedë me një mashkull sepse jemi në të njëjtën shkallë”, ka thënë Lugati.

“Gjithë ditën kam larë enë edhe enët e saj, nuk ka një falënderim, rrinë si ‘diva’. Çfarë mirënjohje është kjo? Por, nuk e sheh ajo sepse mendja e saj është sa një peshk”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/