image Luftë për pak sheqer, rusët të frikësuar dynden në dyqane - VIDEO

Botë

Luftë për pak sheqer, rusët të frikësuar dynden në dyqane – VIDEO

news image

Në dyqanet e Rusisë po bëhet “luftë” për produktet bazike ushqimore. Krejt kjo pasi në dyqanet e vendit ka mungesë të disa produkteve për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Moskës nga Perëndimi.

“Njerëzit po luftojnë për sheqer,” tha një klient supermarketi në veri të Moskës.

Anna, një banore e zonës që regjistroi në video përleshjen, u tha mediave të ndryshme se njerëzit janë në panik sepse kanë frikë nga raftet bosh në mes të një krize potencialisht serioze financiare të shkaktuar nga sanksionet perëndimore, shkruan DailyMail, përcjell Gazeta Sinjali.

Kishte rafte bosh, pa kripë, pa sheqer, pa makarona dhe vetëm oriz të shtrenjtë“, tha ajo.

Blerësit rrëmbenin sa më shumë për veten e tyre, duke mos lënë sheqer për të tjerët.

Ka një nxitim të blerësve për të rrëmbyer qeset me sheqer para se të shiten.

Rubla ruse ka humbur gati 50% të vlerës së saj që nga fillimi i vitit 2022, me monedhën që ra nga një shkëmb financiar pasi Putini i shpalli luftë Ukrainës.

/GazetaSinjali/