image “Luftanije ruse, shko q***”, komunikimi i ukrainasve që u flijuan dhe rusëve para sulmit të një ishulli

Botë

“Luftanije ruse, shko q***”, komunikimi i ukrainasve që u flijuan dhe rusëve para sulmit të një ishulli

news image

Janë publikuar disa komunikime që janë bërë në mes ushtrisë së Ukrainës dhe asaj të Rusisë, pak para se kjo e fundit të sulmonte një ishull.

Në komunikimin e publikuar, dëgjohet një rus teksa lajmërohet nga një luftanije: “Luftanija ruse këtu, përsëris. Ju sugjeroj që t’i dorëzoni armët dhe të kapitulloni. Ndryshe, do të hap zjarr. A kuptoni?”

Më pas, një ushtar ukrainas dëgjohet duke i thënë bashkëluftëtarëve të tij: “Kjo ishte. A t’i them që ta q*** veten?” Një koleg ia kthen me ironi: “Për çdo rast.”

Ushtari ukrainas ia lëshon zërin pajisjes së komunikimit dhe thotë: “Luftanije ruse, shko q*** veten”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi tha se rojet kufitare që mbronin ishullin kishin vdekur.

“Në ishullin tonë Zmiiny, duke e mbrojtur atë deri në fund, të gjithë rojet kufitare vdiqën heroikisht. Por nuk u dorëzuan. Të gjithëve do t’u jepet titulli Hero i Ukrainës pas vdekjes. Kujtimi i përjetshëm për ata që dhanë jetën për Ukrainën”, deklaroi ai.

/GazetaSinjali/