image “Lufta” Solskjaer-Raiola, ky është reagimi i agjentit

Futboll

Sport/ “Lufta” Solskjaer-Raiola, ky është reagimi i agjentit

news image

Trajneri i Manchester United reagoi sot duke thënë se Pogba është prone e Manchester United dhe jo e Raiolas, agjentit të tij.

E ardhmja e mesfushorit francez është totalisht e paqartë dhe po përflitet shumë për një largim nga “Old Trafford” këtë verë.

Pas deklaratave të trajnerit Solskjaer, ka reaguar Mino Raiola paul Pogba nuk është i burgosuri i tij.

“Pogba nuk është i imi dhe me siguri nuk është pronë e Solskjaer. Paul është Paul Pogba. Ju nuk mund të zotëroni një qenie njerëzore tashmë për një kohë të gjatë në Britaninë e Madhe ose kudo tjetër. Shpresoj që Solskjaer nuk dëshiron të sugjerojë që Paul është i burgosuri i tij. Solskjaer duhet të informojë veten për fjalët e mia. Jam i lirë të shpreh mendimet e mia. Deri tani kam qenë ndoshta i mirë për të. Solskjaer duhet të mbani mend vetëm gjërat që ai i tha gjatë verës Pogba. Mendoj se Solskjaer mund të jetë i irrituar për arsye të ndryshme” – ishin fjalët e agjentit.

Kujtojmë se Pogba tash e një kohë është i lënduar, ndërsa pritet së shpejti rikthimi i tij./Gazeta Sinjali/