image Lufta në Ukrainë, vriten nga sulmet ruse 6 persona në një fshat afër Kievit

Botë

Lufta në Ukrainë, vriten nga sulmet ruse 6 persona në një fshat afër Kievit

news image

Një sulm ajror rus ka vrarë gjashtë persona, duke përfshirë një fëmijë, në fshatin Markhalivka pranë Kievit, tha policia rajonale më 4 mars.

Dy të rritur dhe dy fëmijë u plagosën në sulmin ajror dhe u dërguan me urgjencë në spital, tha policia rajonale e Kievit.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha më herët gjatë ditës se që nga mesnata e 3 marsit, u regjistruan 1006 viktima, përfshirë 331 vdekje, të regjistruara mes civilëve në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.

Shifrat e OKB-së bien ndesh me ato të autoriteteve ukrainase, të cilat thanë më 2 mars se më shumë se 2,000 civilë ishin vrarë nga sulmet ruse që nga java e kaluar./rel

/GazetaSinjali/