image Lufta kundër korrupsionit, Kurti synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës e Finlandës

Kosovë

Lufta kundër korrupsionit, Kurti synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës e Finlandës

news image

Kryeministri Albin Kurti po synon që Kosova t’i afrohet Danimarkës, Finlandës, sa i përket luftimit të korrupsionit. Kurti është shprehur se do të vazhdojnë të punojnë derisa të afrohen në krye të listës.

Sipas indeksit të antikorrupsionit që u publikua nga organizata “Transparency International”, Kosova është ngritur për 17 vende, duke u renditur në vendin e 87-të.

“Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe inst. korrupsioni jep rezultate. Kosova ka përmirësuar pozitën e saj me 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, nga 104 në 87. I kënaqur me këtë vlerësim të organizatave kredibile. Puna jonë vazhdon, derisa të afrohemi në krye të listës”, shkroi Kurti në Twitter.

/GazetaSinjali/