Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në luftën kundër dhunës në baza gjinore.
Përmes një njoftimi në Facebook, ambasada e ShBA-së deklaron se gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni veten ose të dashurit tuaj nga kërcënimi i rrezikut shtesë.
“Në të gjithë Kosovën, ekzistojnë shtëpi dhe strehimore të sigurta që ofrojnë strehim, ushqim, veshje dhe mbështetje psiko-sociale. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të largoni veten ose të dashurit tuaj nga kërcënimi i rrezikut shtesë. 16 Ditë, Bashkohuni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.