image Luana zbulon prapaskenat e klipit “Ti Amo”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Luana zbulon prapaskenat e klipit “Ti Amo”

news image

Moderatorja njëherësh edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ditë më parë publikoi këngën e re “Ti Amo”.

Kjo këngë përveç që është publikuar në datën e lindjes së Luanës, e ka edhe një të veçantë tjetër dhe ajo është se është xhiruar nga fillimi në fund pa u ndalur, transmeton Sinjali.

E për këtë mënyrë të xhirimit, këngëtarja ka treguar sesa e vështirë është të realizohet.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Mënyra se si realizohet një videoklip nga fillimi në fund, pa u ndalur”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e videos.

https://www.instagram.com/p/B2CChZ5Hzwv/

“Ti Amo” që është publikuar më 2 shtator deri më tani numëron mbi 496 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/